E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksioni në MEK dhe reagimi i DASH/ Kim: Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se aksioni i policisë në kampin e MEK është vendim i qeverisë shqiptare, ndërsa shprehu mbështetjen për të drejtën e Shqipërisë në zbatimin e ligjit.

“Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato”, tha Kim.

Pak më herët, një zëdhënës i DASH reagoi mbi kontrollin e ushtruar nga policia një ditë më parë në kampin e MEK, duke e mbështetur atë dhe duke u shprehur se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›