E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestimi i Vangjush Dakos, Berisha: Rama e meriton 10 herë para tij! Erdhi në pushtet me 200 mln të fshehura në ofshore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuza kreun e qeverisë, Edi Rama për korrupsion. Nga studio emisionit “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, i pyetur mbi arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Berisha tha se njeriu i parë që duhet të shkojë para drejtësisë, sipas tij, është Rama.

Ish-kryeministri akuzon Ramën se kishte 200 milionë të fshehura në ofshore kur erdhi në pushtet.

“Njeriu që duhet të hetohet e të shkojë i pari para drejtësisë është Edi Rama. Kur erdhi në pushtet, sipas raportit të OSBE kishte 200 milionë të fshehura në ofshore. Filloi me 200 milionë, imagjino tani. SPAK është shndërruar në një institucion të PS-së. Mua nuk më gjejnë dot asnjë shkelje, jo se jam mbinjerëzor, por sepse e kam ndarë mendjen kur u mor ame politikë. Po të kisha dashur të isha i pasur, do kisha ndenjur kardiolog. Unë e kam njohur ligjin dhe kryeministri rrethohet gjithmonë me juristë. Ramës iu tha që kontrata e inceneratorëve është e paligjshme. Rama e meriton 10 herë para Vangjushit”, tha Berisha.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor për shpërdorim detyre lidhur me dy raste, i pari në lidhe menjë objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar. Rasti i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK grupi i ngritur nga Dako për vlerësimin e projektit kanë nxjerrë në mënyrë të qëllimshme një vlerë shumë herë më të lartë se sa vlera reale e përcaktuar edhe me VKM.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›