E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni ne Mitrovice plagosen 21 ushtare te KFOR-it


Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën.

Gjatë aksionit të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur 'Kërshi i Dudës', raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it. Lajmin për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki. Sipas tij dy prej ushtarëve të KFOR-it janë të lënduar rëndë.

Aksioni, sipas tij, ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Nga ana tjetër, nuk dihet saktë Veriu i KosovësShkupi kundër ndarjes së KosovësIvanovic: Duam pavarësinë e veriut Serbët e Veriut, “gati pavarësinë” për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të gazit lotsjellës. 

Radio Europa e Lirë raporton edhe për të shtëna me armë zjarri.Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin, ishin portugezët dhe hungarezët.

Ndërkohë mësohet se pak orë para përplasjes është dëgjuar një shpërthim i në vendin e quajtur “Tre Rrokaqiejtë”, që banohet me shqiptarë. Nga ky shpërthim, i një bombe dore, nuk ka pasur dëme njerëzore përveçse janë shkaktuar dëme materiale, ku janë dëmtuar disa makina që gjendeshin afër shpërthimit.

Deri më tani, sipas Policisë së Kosovës nuk dihet për motivin dhe se nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Dy javë më parë  serbët kanë bllokuar kalimin e mjeteve transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në komunën veriore, në Zveçan.

Kontigjenti i i KFOR-it ishte nisur për në vendkalimin kufitar 1 në Jarinjë të Leposavicit, por është ndaluar.Sipas përfaqësuesve serbë, moslejimi i kalimit të tyre në urën që është në dalje të Zveçanit, ka ndodhur për shkak se KFOR-i nuk është marrë vesh me liderët e vetëqeverisjes lokale në veriun e Kosovës.

KFOR-i duket se është më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut, edhe pse kërcenon për forma të tjera. Shumë takime janë zhvilluar me kryetarët e komunave paralele.

Në terren situata vazhdon të mbetet e tensionuar. Pothuajse çdo ditë serbët tubohen në protesta.

“Për sa u përket barrikadave nuk kemi një përparim në këtë aspekt, nuk kemi një njoftim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Ndërsa gjatë ditës kemi pasur një tubim” , tha pak ditë më parë zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të. Hoxhaj: Serbia tensionon veriun
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se tensionon qëllimisht situatën në veri të Kosovës. Britani, vlerësohet Policia e Kosovës
Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës. Kosova i thotë “jo” Preshevës
Qeveria e Kosovës nuk e mbështet idenë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shpalljen e pavarësisë së asaj pjese nga Serbia. Numri dy i ekzkutivit kosovar Hajredin Kuci, duke iu referuar kësaj cështje tha se qeveria e Kosovës nuk premton gjëra të cilat nuk mund t’i mbrojë.

Lajmet kryesore

Hipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme
Reagimi, pas letrës së familjarëve të gjyqtarit të vrarë
Obama: Mbështesim përpjekjet për integrim
Familjarët: Çfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve?
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›