Një takim ekspoze nga krijimtaria e Kolec Traboinit
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit Shqiptar i ka kushtuar një ditë krijimtarisë së skenaristit, një takim-ekspoze nga krijimtaria e Kolec Traboinit, gjatë së cilës u shfaqën filmat: “Dëshmi nga Barleti”- dokumentar historik, realizim i vitit 1990; “Martirët”, realizim i vitit 2011, që ka si subjekt masakrën që është bërë në vitet e diktaturës ndaj klerit katolik shqiptar, ku u ekzekutuan 32 meshtarë, njerëz të kulturës dhe të dijeve, poetë, studiues dhe folkloristë. Traboini paraqiti gjithashtu edhe dhjetë etyde filmike të realizuara prej tij vitet e fundit, si sintezë poetike të krijimtarisë së vet si poet dhe kineast. Miq dhe kolegë të skenaristit kanë vlerësuar krijimtarinë e tij të madhe. Për të pranishmit u shfaqën disa dokumentarë rreth këtij skenaristi të njohur. Kolec Traboini njihet edhe si gazetar edhe publicist dhe ka bërë një sërë bashkëpunimesh me regjisorë të ndryshëm. Kineasti, gazetari dhe poeti Kolec Traboini, autor i 16 librave me poezi, prozë dhe esè, për veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm letrar “Pena e Artë-Kadmus 2008” nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita“ Athinë. Në vitin 1994 Kolec Traboini është pranuar anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, me qendër në Bruksel, ndërsa në nëntor 2001, nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë mbajtur në Prizren, është zgjedhur anëtar i këshillit drejtues të LSHB. Është ndër krijuesit shqiptaro-amerikanë më aktiv në shtypin e Komunitetit shqiptar në Amerikë