Aksioni në Rudarë, dyshohet se për 4 të plagosur

Ndërsa në Rudarë po vazhdon aksioni i KFOR-it për heqjen e barrikadës, nga informacionet më të fundit flitet një ushtar i KFOR-it është zhdukur.
Sipas Kosovapress-it, dyshohet që ushtari në fjalë është rrëmbyer nga strukturat ilegale serbe që po përpiqen të mbrojnë barrikadën. Situata në këtë pjesë, vazhdimisht është duke u vëzhguar nga gjashtë helikopter të KFOR-it.
Sipas gazetëes "Express", një ushtar i KFOR-it dhe të paktën tre serbë lokalë, njoftohet të jenë plagosur gjatë aksionit të KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë të vendosur nga serbët lokalë.
Agjencia Reuters, duke iu referuar zëdhënësit Uve Novicki, njofton për një ushtar të plagosur nga Forca e KFOR-it, kurse mediat serbe për të paktën tre serbë të plagosur.
Ndërkohë njësitë e KFOR-it, me ndihmën edhe të helikopterëve, vazhdojnë të përforcohen me trupa shtesë.