E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Rusia po i "fryn zjarrit" në Siri

''Rusët thonë se nuk duan një luftë civile. Sidoqoftë, politika e tyre po kontribuon për një luftë civile në Siri'', deklaroi Kinton nga Danimarka.

Komentet e Klintonit vijnë pasi Rusia dhe Kina kundërshtuan ndërmarrjen e masave më të ashpra nga ana e OKB-së kundrejt Sirisë.

''Qëndrimi rus për Sirinë është i ekuilibruar dhe logjik dhe nuk do të ndryshojë si pasojë e presionit'', deklaroi sot Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ripërsëriti sot paralajmërimin se Siria mund të rrëshqasë në një luftë katastrofike “civile”, pas masakrës së tmerrshme në Hula.

Komandantët e kryengritësve janë të ndarë për sa i përket braktisjes së armëpushimit nëse forcat e Asadit nuk tërhiqen nga qendrat e banuara apo jo./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-31 16:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›