E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni në Zonën D, bllokohen galeritë në Bulqizë

Nis aksioni për bllokimin e hyrjeve të galerive të ACR-së, në Zonën D, me qëllim që të shmanget shfrytëzimi i tyre nga persona të paliçensuar. Ndërprerja e punës në këto galeri që nga vera e vitit të kaluar, kur minatorët organizuan një grevë urie, bëri që shumë persona dhe firma të vogla të liçensuara ose jo, të hynin në mënyrë të jashtëligjshme për shfrytëzimin e mineralit në këto galeri. Bllokimi i galerive ka nisur sipas një operacioni të organizuar nga policia mbi bazën e kërkesës së bërë nga ana e kompanisë konçensionare ACR. Kështu minatorët e Zonës D, nën vëzhgimin e specialisteve të krimit ekonomik dhe forcave të rendit të policisë, kanë nisur punën për bllokimin e hyrjeve të galerive. Ky bllokim i hyrjeve të këtyre galerive është realizuar duke ndërtuar mur guri me beton. Burime nga miniera, bëjnë me dije se operacioni i nisur pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, pasi ai do shtrihet edhe në bllokimin e hyrjeve të galerive private të firmave të vogla të liçensuara që veprojnë në këtë zonë, të cilat shfrytëzojnë nxjerrjen e mineralit, duke vepruar brënda hartës territoriale të ACR-së. Marrja e mineralit nga galeritë e ACR-së në të shumpërfolurën Zonën D, ka qenë një shqetësim permanent i 70 minatorëve të kësaj zone, që pas ndërprerjes së punës në to në verën e vitit të kaluar. Minatorët edhe pse denoncuan vjedhjen e kromit nga këto galeri, çuditërisht ACR-ja qendroi për muaj të tërë krejt indiferente ndaj këtij problemi, duke i lënë këto galeri në mëshirë të fatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›