Itali, dy të vdekur gjatë procesionit të Pashkëve
ROMË- Një shofere në gjendje të dehur goditi aksidentalisht dje në mbrëmje disa persona që po merrnin pjesë në një procesion të Rrugës së Kryqit të të premtes së Mirë, në Vernante, në rajonin Cuneo në veriperëndim të vendit, duke shkaktuar dy të vdekur dhe tre të plagosur, njoftuan sot karabinierët.
''Të dy viktimat e moshuara, Margherita Viale, 84 vjeçe dhe Giovanni Barberis, 75 vjeç, nuk mundën të largoheshin në kohë nga rruga, kur makina erdhi drejt procesion prej rreth 200 besimtarë, të cilët ecnin ngadalë'', tha policia.
Shoferja nuk u ndal, madje rriti shpejtësinë, duke u larguar. Ajo u diktua dymbëdhjetë kilometra më larg në luginë, në një gjendje hutimi të rëndë mendor dhe me një përqindje të lartë alkooli në gjak.
(ma.ar/BalkanWeb)