E Diel, 1 Nëntor 2026

Akt diskriminues. Greket bllokojne gjyqtarin shqiptar

 Greqia nuk njeh pasaporten biometrike të shërbimit shqiptare. Kete here skandali ka perfshire nje gjyqtar me dy pjestarë te familjes se tij. Skender Damini, gjyqtar i Fierit, udhetonte me babain dhe bashkeshorten per ne Greqi, por ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije, ai eshte konsideruar person i rrezikshëm dhe nuk eshte lejuar te kaloje traun. Fakti u denoncua nga nënkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne një konference te posatshme shtypi, ne prani edhe te gjyqtarit Damini. Spahiu, konfirmoi edhe arsyen e ketij refuzimi, qe sipas tij eshte vendlindja ne Mazret te Çamerise te babait te gjyqtarit, Damin Damini.
“Gjyqtari Skënder Damini është ndaluar nga autoritetet policore greke për të hyrë në territorin grek. I drejtohem autoriteteve greke dhe ministrisë së jashtme greke për të dhënë sqarime për këtë incident të rëndë. Nga ana tjetër Komisionit Europian në Bruksel do t’i adresohet një raport i hollësishëm ku çdo rast diskriminimi apo qëndrimi racial ndaj shqiptarëve të cilët iu pengohen dhe mohohen të drejtat e tyre në mënyrë selektive në marrëdhëniet dhe lëvizjen e lirë në territorin e shtetit grek”- deklaroi Spahiu.

Spahiu, e konsideroi skandalin e rradhes kete rast te paprecedentë qe sipas tij i behet nje autoriteti shqiptar. Ne cilesine e detyres qe mban, ai do t’i drejtohet edhe Komisionit Evropian, per ate qe e konsideroi si qendrim diskriminues te autoriteteve shteterore greke nga shqiptareve.

“Që nga ky moment do të informojmë pa dyshim dhe do kërkojmë bashkëpunimin e ministrisë së Jashtme shqiptare si autoriteti shqiptar i cili mund të negociojë dhe të zgjidhet qoftë një zgjidhje diplomatike, qoftë rrugë të tjera me qëllim që këto skandale dhe incidente diskriminuese apo raciale në adresë të autoriteteve shqiptare siç është autoriteti i një gjyqtari të mos lejohen të ndodhin më kurrë”- deklaroi Spahiu.

Shqetesimi do t’u percillet edhe autoriteteve te Ministrise se Jashtme Shqiptare te cilat do ta diskutojne rastin me homologet greke. Rasti i gjyqtarit Damini, nuk eshte i vetmi, pasi edhe me pare ka patur vazhdimisht raste te bllokimit ne kufi te shqiptareve te lindur në Çameri.
Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›