Belgjika nje vit pa qeveri

Shpesh shihet si kryeqyteti i Bashkimit Europian. Në Bruksel ngrihet gjithashtu selia e NATO-s . Por me tepër se sa për ndërtesat e kohezionit europian apo të Aleancës Euroatlantike ka të ngjarë që Belgjika të fitojë famë si shteti që nuk ka nevojë për një qeveri. Ka kaluar plot një vit që nga zgjedhjet e përgjithshme më 13 qershor 2010, megjithatë ende tani mungon një qeveri.
Ndërsa negociatat e koalicionit zvarriten vendi bën përpara me një kryeministër dhe kabinet të përkohshëm. Kryeministri belg Yves Leterme që dha dorëheqjen në prill të vitit të kaluar, ka qenë në fakt kryeministër për vetëm 9 muaj ndërsa si kryeministër në detyrë apo i përkohshëm plot një vit. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, edhe në shtëpinë e surrealizmit, por gjëja më e çuditshme është se, pas një viti, nuk ka asnjë zgjidhje në horizont.
Belgët me krenari pohuan rekordin botëror në shkurt, për vendin që ka kaluar më shumë kohë pa qeveri duke ia kaluar Irakut. Burime të tjera sugjerojnë se Belgjika ia kaloi dhe Kamboxhias së cilës iu deshën 353 ditë për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve në 2003. Ekspertët thonë se "teknikisht kjo situatë mund të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme federale më 2014”. Janë të paktë ata që besojnë se zgjedhje të reja mund të ndihmojnë.
Problemet kanë lindur për shkak të ndarjeve të thella në mes flamandëve dhe valonëve dhe mungesës së një partie me të vërtetë kombëtare. Negociatat e pafrutshme të koalicionit gjatë vitit të fundit janë përqendruar në kërkesat për transferim të mëtejshëm të kompetencave nga pushteti qendror.