NATO sulm nga ajri mbi Libi Gedafi luan shah

Kur në mbarë Libinë janë intensifikuar luftimet në këtë kuadër edhe sulmet e Aleancës nga ajri ka ende persona që e gjejnë kohën për të luajtur shah. Njëri është lideri i Libisë Muamar Gedafi, ndërsa tjetri rusi Kirsan Iliumjinov, President i Federatës Ndërkombëtare të Shahut.
Dy orë lojë taktike gjatë të cilave koloneli konfirmoi se nuk ka ndërmed të largohet nga vendi si dhe se nuk kupton nga cili pozicion duhet të japë dorëheqjen nisur nag fakti që nuk ka një funskion zyrtar.
Pamjet transmetuara nga televizioni libian e që mbajnë datën e 12 qershorit komentohen në perëndim si një tjetër akt në sagën e absurdit që inskenohet ndërsa në Zawiya, as 50 km larg Tripolit ndizen luftimet.
Sipas rebelëve njerzit e Gedafit qëllonin nga çatitë e banesave e viktimat ishin të paktën 13. Për shkak të luftimeve është bllokuar transporti ujor midis Tripolit dhe Tunizisë. Kurse qeveria libiane deklaroi se nuk ka patur luftime të mëdha në Sawija.
Televizioni arab Al-Xhasira, njoftoi për sulme të rebelëve mbi trupat e regjimit midis Jafranit, rreth 100 km në veriperëndim të kryeqytetit dhe Sintanit.