E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktakuza kundër “Grupit të Drenicës”, në tetor

Në fillim të muajit tetor Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët priten të akuzohen për krime lufte. Burime të Kohës ditore nga procesi hetimor kanë bërë më dije se hetimet janë kah fundi dhe se provat e mbledhura deri më tash do të rezultojnë më ngritje të aktakuzës.

Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të merren në pyetje të mërkurën në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës të tyre.

Fundin e hetimeve e kanë paralajmëruar edhe prokurori Maorizjo Salustro në kërkesën e fundit për vazhdimin e paraburgimit, si dhe Gjykata e Apelit në aktvendimin e 2 korrikut, me të cilin i hedhë poshtë ankesat e palës mbrojtëse kundër vazhdimit të paraburgimit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›