E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktakuzat ndaj Limajt, shtabi i UÇK-së dëshmitar

Fatmir Limaj ka zgjedhur të dëshmojë pafajësinë e tij, duke dërguar në gjykatë të gjithë anëtarët e ish-shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E përditshmja “Koha Ditore”, shkruan se Limaj, një ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzën kundër tij për krime lufte, ai ka nisur të përgatisë mbrojtjen në Gjykatë, duke thirrur në proces gjyqësor ish-bashkëluftëtarët.

Prokuroria ka ngarkuar deputetin Fatmir Limaj me 5 pika të aktakuzës. Prokurori italian Maorizio Salustro ka ngritur aktakuzë kundër Limajt për krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) rëndojnë pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që përfshin edhe vrasjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›