Kosovë, natë e qetë në Veri

Nata në veriun e Kosovës ka kaluar relativisht e qetë. Përfaqësuesi i serbëve lokalë, Kërstimir Pantiç, tha se serbët janë në pritje të tërheqjes së njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga Jarina dhe Bërnjaku.
”Sipas marrëveshjes, në orën 08:00 do të duhej të tërhiqej bllokada. Qytetarët do të vazhdojnë të monitorojnë situatën”, tha Pantiç.
Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se është arritur marrëveshja me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, që deri sot në mëngjes, njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga postoblloqet në veri.