Aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve për korrupsion

Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve Naser Damati, Avni Shyti, Nazmi Poterqi, Besim Smajli dhe Kemal Hoti lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos, por e hodhi poshtë akuzën për kontrabandë të mallrave, raporton portali KosovaTims.
“Aktakuza u konfirmua kundër Halit Fazliut në lidhje me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, por u hodh poshtë akuza për kontrabandë të mallrave.
Aktakuza kundër Përparim Behramit dhe Hazir Feratit në lidhje me akuzën për kontrabandë me mallra u hodh poshtë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ndërsa, aktakuza kundër Arton Bimbashit në lidhje me akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të mitos dhe kontrabandë të mallrave u hodh poshtë në tërësi.
Gjykatësi urdhëroi ndarjen e procedurës gjyqësore kundër të pandehurve Bashkim Muriqi dhe Skënder Gashi. Për këta të pandehur do të caktohet një seancë e re për konfirmim.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Kosovës.