Jahjaga e Thaçi urojnë Presidentin, Bujar Nishani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një telegrami ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Presidentja Jahjaga shprehë përkushtimin për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në përparimin dhe mirëqenien e kombit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike, të paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në telegramin e urimit.
Jahjaga ka thënë përmes këtij telegrami urimi se Republika e Kosovës i sheh me dashamirësi të gjitha përparimet e Shqipërisë dhe avancimin e proceseve demokratike, të parlamentarizmit dhe të ndarjes së pushteteve si dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut.
Thaçi uron Presidentin e porsa zgjedhur Nishani
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi uron zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Me kënaqësi morëm lajmin për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju shpreh urimet më sinqerta, duke ju dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar”.
Zgjedhja juaj President i vendit Tuaj, është edhe një e arritur e demokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur esigurt nga e ardhmja.
Më tutje Kryeministri Thaç thekson rolin e shteti shqiptar n rajonin tonë.
“Urojmë që mandati Juaj presidencial të jetë i mbushur me të arritura,fitore dhe suksese në të gjitha fushat, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atëndërkombëtar. Institucionet e Kosovës, si gjithherë, mirëpresin forcimin e Shqipërisë,dhe shprehin gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona”.
Duke i uruar edhe njëherë zgjedhjen në postin e Presidentit, kryeministri Thaçi shpreh besimin se dy vendet, Shqipëria dhe Kosova, janë shembuj të funksionimit të demokracisë në hapësirat shqiptare dhe të vendosmërisë për t’u integruar në institucionet euroatlantike.
Isa Mustafa uroi Presidentin Bujar Nishani
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të porsazgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në vijim po e japim tekstin e këtij urimi:
“I dashur President Nishani, më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj në krye të shtetit shqiptar.
Zgjedhja Juaj President i Republikës së Shqipërisë na jep shpresë se marrëdhëniet e gjithanshme dhe vëllazërore, që mbretërojnë tashmë në mes dy vendeve tona, do të thellohen në të gjitha fushat e jetës. Jam thellësisht i bindur se kontributi
Juaj në këtë aspekt do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Njëkohësisht, shpreh bindjen e palëkundur se mbështetja e Shqipërisë për jetësimin e synimit të Republikës së Kosovës për të qenë sa më shpejt anëtare e Bashkimin Evropian dhe e NATO-s nuk do të na mungojë asnjëherë.
Me urimet më të mira për Ju personalisht dhe për Republikën e Shqipërisë, ju lus, Shkëlqesi, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re”, thuhet në fund të urimit.