Aktet terroriste, tërhiqet PD

Komisioni i Ligjeve
PD ndryshon qëndrim për aktet politike. Ligjet miratojnë disa ndryshime në Kodin Penal.
Protestat e mosbindjet civile sdo jenë vepra terroriste
Partia Demokratike tërhiqet nga qëndrimi i saj për ti quajtur aktet politike si veprime terroriste. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetët e maxhorancës dhe të opozitës ranë dakord që të miratojnë një paragraf, sipas të cilit, mosbindja civile nuk është akt terrorist. Ekspertët e të dyja forcave, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, kishin punuar gjatë pasdites së të martës dhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit, neni 230 u miratua menjëherë. Veprat për qëllime terroriste përfshijnë: … ose çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni. Konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës ka qenë aq i madh, saqë në këtë nen është shtuar edhe një paragraf tjetër më specifik, në të cilin thuhet se aktet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, sistemi veprimtarie publike ose private si rezultat i protestës, mosbindjes civile ose grevës, nuk do të konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptim të këtij neni. Diskutimi ishte dhe për germën n, të cilën ne e sollëm në variantin që kishte mbështetur më parë edhe OPDAT, madje gjithë diskutimi ynë u përqendrua dhe filloi nga vërejtjet që kishte sjellë më parë OPDAT, tha relatorja e këtij projektligji, Ermonela Felaj.
Një ditë më parë, në këtë nen të Kodit Penal, shumica dhe opozita rikthyen debatin për 21 janarin dhe veprimet e Gardës atë ditë. Gjatë mbledhjes së djeshme u miratua vetëm një pjesë e propozimeve për ndryshim të Kodit Penal, duke lënë për të hënën e ardhshme edhe dy drafte të tjera, për të cilat pritet të ketë debate të forta.
Prostitutat
Ndërkohë që dy forcat kryesore arritën konsensusin për aktet politike, ende nuk ka një qëndrim të unifikuar për nenin 113 dhe 114 të Kodit Penal, që ka të bëjë me prostitucionin. Në një draft të shpërndarë dje për deputetët thuhet fillimisht se PS-ja mbështet propozimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sipas të cilit, neni 113 duhet të hiqet, çka do të thotë se ushtrimi i prostitucionit nuk do të dënohet më. Por, në propozim të përbashkët të relatores Ermonela Felaj dhe Ministrisë së Drejtësisë, paragrafi i parë i këtij neni qëndron dhe shtohet një paragraf i dytë, në të cilin thuhet se dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Ndryshimet në Kodin Penal
Neni 230, varianti i PD të martën
Do të përbëjë vepër penale me qëllime terrorizmi, pavarësisht paragrafit të parë të këtij neni, duke përfshirë edhe aktet drejtuar civilëve dhe pavarësisht se mundet të bazohet në shkaqe politike, filozofike, ideologjike, raciste, etnike, fetare apo të një natyre të njëjtë, çdo vepër që: a) synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë apo pengmarrjen; b) synon të provokojë një gjendje tmerri në publik ose në një grup personazh apo persona të veçantë, për të intimiduar një popullatë, apo për të detyruar një qeveri apo organizatë ndërkombëtare të ndërmarrë apo mos ndërmarrë një veprim.
Neni 230 i miratuar dje me konsensus
Veprat për qëllime terroriste përfshijnë: … ose çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni.
Aktet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, sistemi veprimtarie publike ose private si rezultat i protestës, mosbindjes civile ose grevës, nuk do të konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptim të këtij neni.
Neni për prostitucionin
Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Vonesa e PS te Ligjet, sherr mes deputetëve
Rusmali ndërpret mbledhjen
Vonesa për rreth 45 minuta në Komisionin e Ligjeve të deputetëve të PS-së dhe përsëritja e këtij veprimi prej disa ditësh, ka shkruar një debat të madh në mbledhjen e djeshme. Ndonëse mbledhja ishte parashikuar të niste në orën 9, deputetët e PS-së u paraqitën në 09:45, çka solli iritimin e maxhorancës. Në qoftë se ne maxhoranca vijmë në 8:55 dhe presim të fillojmë punën, nuk mund të vijnë me një orë vonesë, sepse kjo u bë e vazhdueshme. Në të kundërt, ju jeni shprehur për masa që duhen marrë dhe ato duhen marrë, u shpreh Fatos Hoxha i PD-së. Por, opozita reagoi menjëherë përmes Fatmir Xhafës, duke thënë se vonesa kishte ardhur për shkak të punës së madhe të deputetëve një ditë më parë me ndryshimet e Kodit. Shqetësimit që i ngriti kolegu po i përgjigjem no comment, sepse i ka të gjitha brenda. Besoj që ju nxitoni dhe keni të drejtë se punoni me turne, por ne nuk jemi me turne. Nuk është faji ynë që ju jeni deputet që bëni nga tre komisione. Ndërsa Ermonela Felaj tha: O Fatos, në qoftë se ke nostalgji për kohën kur ke qenë në repart ushtarak, ne nuk jemi në repart ushtarak. E fillon diskutimin jo ora tetë, jo ora nëntë. Ne kemi punuar dje shtatë orë. Debatin e ndezur të deputetëve e përfundoi kreu i Komisionit, Ilir Rusmali, i cili kërkoi 15 minuta pushim dhe deputetja e PS-së, Shega Ligori, që porositi kafe për të gjithë deputetët e pranishëm në Komision.
Ruçi-Rusmali, debat në Konferencën e Kryetarëve
Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se maxhoranca po shkel afatet e paktit për përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. Mbledhja e djeshme u zhvillua pa praninë e mediave, burimet bëjnë me dije se kreu i Grupit të PS-së, Ruçi, ka kërkuar që dy reformat të përfundojnë brenda muajit dhe të mos zvarriten. Po shkelen afatet për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Përse po bllokohet përfundimi i këtyre të reformave të rëndësishme?, deklaroi Ruçi. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, ka kërkuar nga opozita që të frenojë deklaratat e nxituara, pasi puna në Komisionin e Reformës Zgjedhore po ecin shumë mirë dhe pa asnjë problematikë. Në komision nuk ka pasur asnjë bllokim dhe mund të them që jemi në rrugën e duhur të përfundimit me sukses. Mos bëni presion dhe frenoni deklaratat që nxisin konflikte, mësohet të këtë thënë Rusmaili. Ndërkaq, mësohet se nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka deklaruar se reforma parlamentare ka ende një muaj kohë në dispozicion. Konferenca e Kryetarëve veç diskutimeve do të thërrasë ditën e hënë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve për të zëvendësuar deputeten Rudina Seseri me pasuesin në listën e PS-së në qarkun e Durrësit, Edison Ko
