E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti Ristani terhiqet PS. Formulon padi te re

 Kurioziteti se cili do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës, nuk mundi të shuhej as këtë të premte. Ndërsa pritej që kolegji të merrte një vendim për ligjshmërinë e rinumërimit të votave prej Arben Ristanit, Partia Socialiste u tërhoq nga ankesa e depozituar në këtë institucion. etëm 30 minuta para séances ajo dorëzoi një tjetër padi, më të plotë. 
Selia rozë kishte kërkuar shpalljen të pavlefshme të vendimit datë 18 maj të KQZ-së, i njohur ndryshe si akti “Ristani”, i cili propozonte rinumërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Akti u miratua asokohë në parim me 4 votat e maxhorancës, por sipas institucionit që menaxhon zgjedhjet, nuk ka vlerë juridike pasi nuk ishte hedhur në letër dhe ishte i paplotë. Pra sipas juristëve të KQZ-së socialistët ankimuan një vendim inekzistent.

Akti i Ristanit u quajt juridikisht i vlefshëm vetëm në 23 maj, kur u miratua në mesnatë së bashku me tabelat e rezultateve për 125 kutitë e rinumëruara . Pikërisht këtë vendim të dytë ankimon PS në padinë e depozituar mengjesin e së premtes. 

Në seancë fillimisht selia rozë kërkoi bashkimin e dy padive në një. Por pas refuzimit të Kolegjit, PS u tërhoq dhe pranoi të shqyrtohet vetëm padia për shpalljen fitues të Lulzim Bashës nga kreu i KQZ-së. Data dhe trupa gjyqësore që do ta  shqyrtojë do të përcaktohet nga shorti.

Do të jetë verdikti i Kolegjit për këtë padi ai i cili do të përcaktojë dhe fituesin e Tiranës. Pasi do të vendoset nëse do të quhen të vlefshme ose jo 81 votat të cilat i dhanë fitoren Bashës.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 27 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›