E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca per masakren e Radanecit burg perjete autorit te krimit

 Ne Gjykaten e Korces u dha pretenca per autoret e Masakres se Radanecit,ndodhur ne 18 janar te ketij viti. Prokurorja e çështjes Irena Çunoti ka kërkuar për autorin e krimit dënimin me “burg të përjetshëm”, ndërsa për katër bashkëpunetorët e tij 5 vjet e 6 muaj burg. 
Avokati mbrojtes kërkoi kohë për të paraqitur pretendimet e saj për kërkesat e pretencës. Trupi gjykues caktoi një datë tjetër për të dëgjuar mbrojtjen e për të dhënë vendimin e tij për dënimin e autorëve të masakrës së Radanecit.

Ngjarja e rëndë ndodhi per motive te dobta në një kafene të lagjes periferike të Korçës. Autori i krimit Erjon Mukadezi, 32- vjec, sebashku me shoket ishin grinder me viktimat e kësaj masakre dhe më pas me automatik në dorë ai hyrë në lokalin ku ata ishin ulur dhe qëlloi me breshëri duke vrarë Mikel Tepexhikun 22- vjeç dhe Kastriot Hysin 27- vjeç dhe plagosi persona të tjerë.

Pas krimit shokët e tij u munduan ta fshehin autorin e krimit dhe armen e tij veprim për të cilini u dënuan me nga një vit e gjashte muaj burg.

Jorgjeta Gjanci 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›