Mali i Zi kunder ndarjes se Kosoves. Ide e vjeter

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Rocen i ka quajtur të tejkaluara dhe të dëmshme për stabilitetin e rajonin idetë për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve në rajon. Në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, Rocen tha se ideja për ndryshim të kufijve i takon të kaluarës e se Mali i ZI mbështetë Kosovën e pavarur dhe i konsideron të papranueshme idetë për krijimin e shteteve të mëdha të cilat përgjigjen më të mirë, sipas tij, e kanë marrë në vitet e ‘90 me shpërbërjen e ish- Jugosllavisë.
“Shikoni, unë sot nuk kam ardhur në Prishtinë për të biseduar për marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Kam ardhur këtu që bashkarish të bisedojmë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona. E di që kjo është një çështje që nuk mund ta shpërfillë askush sepse kjo ka rëndësi edhe rajonale. Po ju jap qëndrimin tim personal. Mendoj se ka kaluar koha e ndarjeve dhe koha e vizatimit të kufijve të rinj në hapësirat tona. Të gjithë ata që ëndërrojnë këtë qoftë në Mal të Zi, Kosovë, Serbi apo edhe Shqipëri vetëm humbin kohë. Përgjithmonë ka kaluar koha e shteteve të mëdha dhe idetë e tilla askujt nuk i kanë sjellë gjëra të mira” tha Roćen.
Ministri malazez tha se njohja e Kosovës nga vendi i tij është në shërbim të stabilitetit të rajonit dhe nuk është e drejtuar kundër ndonjë shteti tjetër. Në takim me homologun e tij kosovar, Rocen ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe për firmosjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit.
“Biseduam për marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe tregtarë, biseduam për hapjen e një të ri vendkalimi kufitar si dhe kemi biseduar për lëvizjen e qytetarëve vetëm e karta identiteti që do ta lehtësonte lëvizjen e lirë të njerëzve” tha ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj.
Dy ministrat ranë dakort për hapjen e ambasadave në të dy vendeve në vitin e ardhshëm. Rocen gjatë vizitës në Kosovë është takuar edhe me Presidente, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Bul Salihu