E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti i fundit, Cana për Kupën UEFA, Beqaj për Champions

E marta dhe e mërkura do të japin dhe verdiktin e tyre final për “biletat” e fundit në raundin e parë të “vdekjes” në Ligën e Kampioneve, por dhe tetë ekipet që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kupën UEFA.
Një ndër to është edhe Olimpiku i Marsejës i kapitenit shqiptar Lorik Cana, që lufton për vendin e tretë dhe një vend në Kupën UEFA. Marseja do të përballet në “Velodrome” me Atletikon e Madridit, në një ndeshje ku përveç revanshit për ta fituar takimin, përzihet edhe ndjenja e “hakmarrjes” për të marrë hak edhe për tifozin marsejez të ndëshkuar me tre vjet burg nga një gjykatë spanjolle.

Holandezët e PSV Eindhoven do të përballen në shtëpi kundër Liverpulit të kualifikuar tashmë. Marseja e PSV kanë pikë të barabarta, nga 3, por skuadra e Canës ka golaverazh më të mirë dhe një gol avantazh më të mirë në ndeshjet direkt kundër PSV.

Në ndeshjen kundër Atletikos do të mungojë Mamadu Niang, i cili do të jetë i padisponueshëm edhe për gjashtë javë. Për Marsejën ky është një problem i madh. Dhe këtë e di dhe Cana, i cili flet për "L'Equipe": “Olimpiku i Marsejës me dhe pa Mamadu është komplet i ndryshëm. Për momentin nuk mund ta zëvendësojmë. Nuk kemi asnjë lojtar me profilin e tij. Mamad ka fuqi, shpejtësi. Mund të fiksojë mbrojtjen dhe ndërmerr aksione në thellësi. Ai ka shënuar gjashtë gola në kampionat dhe tre gola në Ligën e Kampioneve”.

Një ndeshje për “jetë a vdekje” është edhe ajo e Anorthosis Famagusta të Arjan Beqajt me grekët e Panathinaikosit. Ndeshja do të luhet në Athinë dhe qipriotëve u duhet patjetër fitorja për të kaluar për herë të parë midis 16-më të mirave të Europës. Gjithesi, edhe një barazim do të thoshte për Anorthosis kalim në Kupën UEFA, duke parë se ndeshja tjetër e grupit B është ajo midis Interit dhe Verder Bremenit.

Ndeshje interesante janë dhe ato midis Romës e Bordosë, ku italianëve u duhet të minimalisht barazimi, pasi një humbje në Romë i nxjerr jashtëloje. Edhe Çelsi-Kluzh është një ndeshje me emocion, pasi rumunët mund të shaktojnë ndonjë surprizë në Londër. 

Liga e Kampioneve
Dita 6

9 dhjetor
A    Çelsi-Kluzh
A    Roma-Bordo
B    Panathinaikos-Anorthosis
B    Bremen-Inter
C    Bazel-Sporting
C    Barcelona-Shakhtar
D    PSV-Liverpul
D    Marsejë-Atletiko

10 dhjetor

E    Man. United-Alborg
E    Sëlltik-Villarreal
F    Steaua-Fiorentina
F    Lion-    Bajern
G    Porto    -Arsenal
G    Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H    Juventus-BATE
H    Real Madrid-Zenit

Gjendja në grupe
Grupi A  

Roma        5    9
Çelsi        5    8
Bordo        5    7
Kluzh        5    4

Grupi B
Inter        5    8
Panathin.    5    7
Anorthosis    5    6
V.Bremen    5    4

Grupi C

Barcelona    5    13
Sporting    5    9
Shahktar    5    6
Bazel        5    1

Grupi D
Atletiko    5    11
Liverpul    5    11
Marsejë    5    3
PSV        5    3

Grupi E
Man.Jun    5    9
Vijareal    5    9
Alborg    5    5
Sëlltik    5    2

Grupi F
Bajern    5    11
Lion       5    11
Fiorentina 5    3
Steaua    5    1

Grupi G
Arsenali     5    11
Porto        5    9
Din.Kiev    5    5
Fenerbah.    5    2

Grupi H
Juventus    5    11
Real Mad.    5    9
Zenit        5    5
BATE        5    2

E Hene, 08 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›