Reali shkarkon Shusterin, vjen RamosRamos, 54 vjeç, më parë ka drejtuar në Spanjë Betisin, Espanjolin, Malagën dhe Seviljen, përpara se të shkonte në Angli për të drejtuar Totenhemin

Reali i Madridit zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit gjerman Bernd Shuster, duke angazhuar në vend të tij ish-teknikun e Totenhemit në Angli, Huande Ramos. “Merengues”-it vendosën të ndryshonin bankinë pak ditë nga përplasja e madhe në kampionat kundër Barcelonës, duke parë edhe deklarimet disfatiste të Shusterit. Ramos, 54 vjeç, më parë ka drejtuar në Spanjë Betisin, Espanjolin, Malagën dhe Seviljen, përpara se të shkonte në Angli për të drejtuar Totenhemin.
E Marte, 09 Dhjetor 2008