E Diel, 1 Nëntor 2026

Adrian Nikci, shqiptari që po habit Zvicrën

Një tjetër shqiptar habit Zvicrën. Fjala është për Adrian Nikcin e Zyrihut. Në ndeshjen e parafundit përpara ndërprerjes së  së kampionatit, Zyrihu fitoi në transfertë kundër Bellinzona me rezultatin e thellë 3-0 dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion dimri, pasi pret në shtëpi modestët e Vaduzit.

Adriani ishte titullar në atë takim, duke luajtur deri tri minuta para përfundit të ndeshjes. 19-vjeçari Nikci dha kontributin e tij në atë takim me dy asistë, atë të golit të parë dhe të tretë. Shkëlzen Gashi nuk luajti për Bellinzona pasi ishte i pezulluar.

Mediat zvicerane dhe komentatorët televizivë e cilësuan shqiptarin si lojtarin e ndeshjes. Me Zyrihun ka luajtur edhe Blerim Xhemaili. Zyrih vazhdon aventurën aktualisht në fazën e grupeve të Kupës UEFA. Mesfushori Nikci ka luajtur me përfaqësuesen zvicerane U-19 e atë U-21, por si gjithë shqiptarët e tjerë që luajnë në Europë dëshiron Kombëtaren shqiptare.

E Hene, 08 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›