E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, zbardhen emrat e tre lojtarëve të huaj

armand ndjamaNga Edmond Sufaj

Lojtarët francez janë provuar ne ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Adës. Tri lojtarët do të qëndrojnë edhe katër ditë të tjera për provë

Partizani ka zbardhur tri emrat e lojtarëve që janë afruar për provë te skuadra e kuqe. Ata janë, Pongo Kanda Idriz, mesfushor me tipare sulmuese, 24-vjeç. Armand Ndjama, mbrojtës, 25 vjeç nga Kameruni, i cili ka luajtur me Sosho në Francë.

Franc Noel Mbarga, fantazist, 20-vjeç me origjinë franceze. Ai ka qenë pjesë skuadrave të Strazburg, Montaneras dhe Hofenheim. Në turneun e djeshëm, skuadra e kuqe ka zhvilluar vetëm një sfidë, atë përballë Adës me të cilën është mundur me rezultatin 1 me 2. Në këtë sfidë janë aktivizuar të tre lojtarët e huaj.

Por stafi ka hezituar të japë një përgjigje për paraqitjen e tyre, pasi priten edhe disa prova të tjera në ditët në vijim. Skuadra e Partizanit ka nisur që tani sulmin në merkato, shenjë e cila tregon se skuadra pritet të ndryshojë me ngjitjen e saj në Superligë. Kjo gjë ka nisur me afrimin dhe provimin e lojtarëve të huaj, të cilët kanë ardhur nga Franca.

Të dhënat e tyre nuk tregojnë shumë, por më i veçuari nga ata është 20 vjeçari francez, Mbarga, i cili rezulton se ka qenë pjesë e Hofenhaimit në karierën e tij. Gjithsesi, provat në ditët në vijim do të jenë ato që do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›