Akti normativ i buxhetit 2012 ne Komisionin e Ekonomise
Ministria e Financave propozon që borxhet e ujësjellësve ndaj kompanisë së Shpërndarjes CEZ, të zbriten nga fondet që qeveria jep për llogari të pushtetit vendor nga buxheti i shtetit. Ky propozim, ishte thelbi i aktit normative, që u diskutua në Komisionin e Ekonomisë, me debate të ashpra mes deputetëve.
I pranishëm në komision, zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda theksoi se ky është një vendim i sforcuar, por që merret për të zgjidhur sa më parë situatën, me qëllim që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve mos t’i nënshtrohen ndërprerjeve të energjisë.
Sipas deputetëve të opozitës, ky është një vendim i dhunshëm, që në fakt do të përkeqësojë gjendjen financiare të disa bashkive dhe komunave në vend.
Sipas zotit Haldeda, në rast se do të gjendet mundësia për të kryer pagesat e prapambetura, fondet e ngrira nga transfertat e pakushtëzuara do të trashëgohen ëpr vitin tjetër.
Një tjetër ndryshim që propozohet të bëhet në buxhetin 2012, përmes aktit normativ, ishte dhe caktimi i një garancie nga qeveria prej 50 mln euro, me qëllim që KESH të marrë kredi në vazhdim për importin e energjisë.