Vleresimet e FMN per ekonomine shqiptare

Në vitin 2009, me ekonominë globale në recesion, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në Europë që regjistronte rritjen e PBB. Ndërkohë që disa vende të Evropës Lindore rezultonin me një rënie dyshifrore të ekonomisë, Shqipëria shënoi një rritje mbresëlënëse me 3,3%. Kështu thuhet në artikullin e një prej të përditshmeve më të rëndësishme botërore financiare “Financial Times”. Ecuria ekonomike e vendit që nga atëherë ka qenë e qëndrueshme, për të mos thënë spektakolare, sikurse raporton edhe ekipi i stafit të FMN në vizitën e tij të fundit në Shqipëri komenton shkrimi duke shtuar se megjithatë situata duket paksa më e vështirë me ndikimin e presioneve të jashtme fiskale.
Shkrimi i prestigjiozes ekonomike FT citon më tej pjesë nga raporti i fundit i FMN mbi ekonominë shqiptare
"Që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008, ekonomia shqiptare ka përjetuar vetëm një ngadalësim modest të rritjes, duke ruajtur një stabilitet të sistemit, në sajë të politikave tempestive dhe veprimeve makro të kujdesshme,".
Sikurse ka theksuar edhe FMN në të kaluarën Shqipëria ka përfituar nga politikat e shëndosha në vitet para krizës në një kohë kur vendet e tjera të rajonit nuk u treguan kaq të kujdesshme shkruan FT duke komentuar se kjo gjë i ka dhënë mundësinë Shqipërisë të ndërmarrë programe të rëndësishme të stimulit fiskal dhe monetar në vitin 2009, që ka zhvilluar një rol të rëndësishëm në çuarjen e ekonomisë vetëm përpara. Rritja është ndikuar edhe nga kontributi i investimeve në sektorin imobiliar, kryesisht në Tiranë, mes të cilëve më të rëndësishmit kanë qenë investitorët britanikë thuhet ndër të tjera në shkrim.
E përditshmja financiare britanike ka intervistuar lidhur me zhvillimet ekonomike në Shqipëri një nga analistët e njohur të fushës Artan Hoxha, i cili ka thënë se
"Përveç faktorëve të identifikuar nga FMN-ja, rritja e investimeve të huaja direkte, eksportet, prodhimi bujqësor dhe turizmi kanë kontribuar në ruajtjen e rritjes ekonomike pozitive edhe gjatë këtyre katër viteve të fundit të vështira.
Për FT gjatë periudhës 2010-2011, Shqipëria ka vijuar të respektojë performancën e saj ekonomike. Artikulli citon pjesë të raportit të fundit të FMN mbi parashikimet për vitin 2012 dhe 2013 të ekonomisë shqiptare. Në fund të artikullit mbi ekonominë shqiptare FT citon intervistën e analistit Artan Hoxha i cili thotë se shpreson që në një periudhë afatmesme ekonomia do të vijojë të funksionojë mirë dhe vendi do të ruaj stabilitetin makroekonomik, të përmirësojë klimën e biznesit, të mbajë një nivelin e ulët të sistemit të taksave, të përmirësojë zbatimin e ligjit, të investojë në kapitalin njerëzor dhe përparimit sa më të shpejt drejt integrimit europian. Pro z. Hoxha shpreh gjithashtu edhe shqetësimin mbi ndikimin që mund të ketë kriza e borxhit sovran në Eurozonë në ekonominë tonë.