E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave reagon per greven e ish-te perndjekurve

Ish-të përndjekurit, të cilët ndodhen prej disa ditësh në grevë urie kanë marrë të gjithë këstin e parë. Ministria e  Financave sqaron publikisht se kësti i dytë do të ndahet në ditët në vijim, pasi procesi vazhdon pa ndërprerje . Sekretarit i Përgjithshëm i ministrisë së Financave, Dorian Teliti sqaroi se grevisti, të cilit iu vu flaka nga shoku i tij është dëmshpërblyer për këstin e parë në shumën e 3 mijë dollarëve dhe ende nuk ka marrë këstin e dytë për shkak të moshës. Sipas Telitit, edhe zjarrvënësi është dëmshpërblyer për këstin e parë, ndërsa është në proces për të marrë  këstin e dytë. 
“Zotërinjtë të cilët janë sot në grevë urie kanë marrë nga kjo qeveri duke filluar nga janari i vitit 2009 deri në 30 shtator 2012 gjithsej dhe pandërprerje 5.6 miliard lekë ose 56 milion dollarë. Kësti i parë është shlyer për të gjithë ata që sot të manipuluar politikisht janë në greve urie. Në informacionin që do tju jap në vijim nuk përfshihen dhënia e banesave apo privatizimet që kanë përfituar qofshin këto ish-ndërmarje, hotele, magazine apo prona të tjera shtetërore. Personi të cilin e ndezën flakë dje për qëllime kriminale, z. Gjergj Ndreca me nr dosje 17709 ka marrë këstin e parë të pagesës në shumën 291.750 lekë të reja ose afërsisht 3 mijë dollarë, ndërkohë që nga ligjet e mëparshme, po të qeverisë së djathtë, ka përfituar 700 mijë lekë letra me vlerë (7.000 dollarë), të përdorura për privatizime të pronave pulike për të cilat do të keni një informacion më të plotë në ditët në vijim. Perikli Shqevi, i cili është zjarrvënësi që i ndezi flakën shokut të tij Ndreca, i datëlindjes 1957 me nr dosje 16.878 ka marrë deri sot 585.753 lekë ose 5800 dollare si dhe 1.129.973 letra me vlerë (mbi 11.000 mije dollare)”, vlerësoi Teliti. 
Sipas Telitit shuma totale e shpërndarë për këtë kategori deri më sot është  65 milion dollarësh dhe procesi i dëmshpërblimit është një proces ipandërprerë.
Ne total te gjithe personat që ndodhen në grevën e urisë  jane paguar per kestin e pare me rreth 83 mije dollare dhe nga kesti i dyte kane perfituar deri me sot afersisht 28 mije dollare. Jo vetëm kaq, po këta persona kanë përfituar edhe nga letrat me vlerë. Nga lista e përmenduur nga minsitria e Financave , vetëm dy persona nuk kanë përfituar për shkak të dorëzimti të dokumentave jashtë afateve kohore, ndërsa një persoan tjetër është trashëgimtar i ish-të përrndjekurit politik.

"Dua të vë në dukje se asnjë qindarkë dëmshpërblim nuk është dhënë nga qeveritë e mëparshme socialiste për këtë shtresë të shoqërisë. Ky është një dëmshpërblim i cili filloi gjate qeverisjes së djathte pas vitit 1992, u ndërpre gjatë qeverisjes socialiste dhe ri-filloi dhe po kryhet përsëri vetëm nga kjo mazhorancë. Vlera e dëmshpërblimit te dhënë nga kjo qeveri, është me e larta e dhene nga çdo vend tjetër ish-komunist ne bote. Tarifa për dëmshpërblim e aplikuar nga qeveria shqiptare sot është 18.6 dollarë në dite. 
Ky është qëndrimi i kësaj qeverie ndaj kesaj shtrese te përndjekurish te cileve sigurisht kompensimi financiar nuk mund tju ktheje vitet e humbura por rivendos drejtësinë e munguar dhe është konfirmim i vëmendjes se kësaj mazhorance ndaj kësaj shtrese", tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›