Aktivistë të Amnisty International protestojnë për të drejtat e njeriut
Më shumë se 200 aktivistë u mblodhën të premten pranë misionit kinez të Kombeve të Bashkuara për të protestuar rolin e dyshimtë të Kinës në shkeljet e të drejtave të njeriut në Tibet dhe Mianmar. Ata mbajtën parulla me fytyrën e lideres së opozitës së Myanmarit Aung San Su Kyi, dhe regjizorin tibetian të dokumentareve, Dhondup Wangchen. Organizata Aminsty International organizoi protestën si pjesë e një dite të plotë të aktivizmit kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në vende të ndryshme si Sri lanka, Kongo Mianmar dhe Tibet.
Të mbledhur pranë misionit kinez, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për arrestimin e regjizorit tibetian, Wangchen. Sipa tyre Wangchen u arrestua për realizimin e një dokumentari që ishte kritik rreth aktiviteteve të Kinës në Tibet. Protestuesit u shprehën gjithashtu kundër regjimit ushtarak të Kinës në Myanmar, dhe kërkuan lirimin e Suu Kyi. "Zonja" Suu Kyi, është e njohur nga mbështetësit e saj, e cila ka kaluar 15 vite në formë paraburgimi gjatë 21 viteve të fundit. Udhëheqësi shpirtëror i Tibetianëve Dalai Lama, i ka kërkuar Kinës gjatë viteve të fundit për Tibetin autonomi të kufizuar, por disa tibetianë vazhdojnë të kërkojnë autonomi të plotë.