E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivisti i verbër kinez Çen mbërrin në SHBA

Aktivisti i verbër kinez, që ka shkaktuar tensione mes Uashingtonit dhe Pekinit, ka arritur në Shtetet e Bashkuara.

Çen Guangçeng ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Njuarkit, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Para nisjes, ai qe marrë me nxitim nga një spital në Pekin dhe ishte vendosur në një aeroplan, pasi autoritetet i kishin thënë që të përgatitej për largimin.

Pas shtatë vjetësh në burg dhe në arrest shtëpiak, Çen u arratis nga fshati i tij në muajin prill, dhe u strehua brenda Ambasadës Amerikane.

Zyrtarët arritën një marrëveshje, që e linte të lirë Çenin dhe për ta dërguar atë në SHBA për të studiuar në Universitetin e Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›