E Diel, 1 Nëntor 2026

Balotazhi presidencial në Serbi, nis gara Tadiç-Nikoliç

Qytetarët në Serbi kanë nisur të votojnë në balotazhin presidencial. Sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiç është në epërsi ndaj rivalit të tij Tomisllav Nikoliç.

Tadiçi ishte në epërsi të vogël ndaj Nikoliçit në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 6 maj.

Nikoliç pretendon se zgjedhjet janë përcjellë me mashtrime, por zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë gjetur prova për një gjë të tillë.

Tadiçi për balotazh ka siguruar mbështetjen e Partisë Socialiste të Ivica Daçiçit, forca e tretë më e madhe në Parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›