Aktivitet festive per festat e fundvitit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhuruan një koncert festiv për kryeqytetasit me rastin e festave të fundvitit.
Te moshuar dhe prindër se bashku me fëmijët dhe nipërit kane ndjekur programin festiv te grupit te këngëve dhe valleve.
Ne këtë mënyrë Bashkia e Tiranes ka nisur organizimet festive ne kryeqytet.
Është kjo një prej disa aktiviteteve qe do te organizohen ne sheshin “Skënderbej”, pranë pemës se larte festive nga Bashkia e kryeqytetit.
Më datë 31 dhjetor, banda e qyteti do të përforcojë në sheshin “Skëndërbej”, sikundër animatorët do të jenë pranë pemës me performancat e tyre.
Momentet e ndërrimit të viteve do të priten në sheshin “Skëndërbej” nën atmosferën e mrekullueshme që do të krijojnë DJ, duke nisur nga ora 23:45 për të gjithë ata që duan ta presin Vitin e Ri në sheshin qëndror të Tiranës. Menjëherë pas numërimit tradicional mbrapsht deri në ardhjen e Vitit të Ri, Bashkia ka planifikuar dhe një spektakël fishekzjarrësh.