E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sfidon Kongresin

Në mungesë të një marrëveshjeje dy palëshe për të evituar greminën fiskale, Barak Obama është i gatshëm që të sfidojë kongresin dhe të kërkojë një votim për planin e tij. Ky është ultimatumi që ai ka dhënë në dhomën e ulët dhe në senat në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht se ai e ka konsideruar takimin e një dite më parë si optimist Obama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të presë më për aprovimin e planit të tij që synon të mbrojë klasën e mesme ameriakne. Presidenti amerikan shtoi se njerëzit nuk po kuptonin më atë që po ndodhte dhe se po humbte durimin.

Por pavarësisht deklaratave nuk ka pasur asnëj propozim të ri nga ana e presidentit amerikan. Obama ka bërë të qartë se ka ndërmend të caktojë tasa për ata që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit, pasi e kishte premtuar këtë gjatë fushatës eletorale dhe vazhdonte të besonte se ishte nëj zhgjidhej e drejtë. Pra vendi ëshët shumë pranë një shansi të fundit për të evituar atq që shumë e kanë cilësuar si një katastrofë, me shtimin automatikisht të taksave dhe reduktimet e shpenzimeve që do të frenonin në mënyrë te prerë ekonominë amerikane ende në fazë rimëkëmbjeje, pas krizës së fortë të viteve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›