Mirësevini në Shqipëri: Ja imazhi i parë që u prezantohet të huajve (FOTO)
Këto foto janë fiksuar në një përrua që kalon mes fshatrave Obot dhe Muriqan në Shkodër dhe është mirëseardhja e parë e të huajve që futen në Shqipëri nga pika kufitare Murriqanit.
Në rrjedhën e këtij përroi hidhen mbeturina nga banorët e zonës dhe gjatë vërshimit të ujërave ai sjelle me vete tërë këto mbeturina.
Degët e pemëve janë të mbushura të tëra me qese dhe mbetje të tjera plastike.
Ndërsa mbeturinat e tjera janë shkarkuar në Lumin Bunë, vetëm disa qindra metra me tutje, për të përfunduar në det. Sikur të mos mjaftojnë ato që janë në lumë, edhe në breg tij, fare pranë rrugës Shkodër-Murriqan, banorët e zonës hedhin mbeturinat e tyre duke e shndërruar kërtë një një zonë shumë të ndotur.
Mbeturinat e hedhura përgjatë përroit
Vec kësaj ky është edhe imazhi i parë me të cilin prezantohen të huajt që futen në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Gjendja e përroit rrethuar nga mbeturinat e banoreve aty prane
Mbeturina e qese kudo…
Pamje e trishtë e përroit mbuluar nga mbeturinat
Një përrua që kalon mes fshatrave Obot dhe Muriqan në Shkodër
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: