E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitet i ngjeshur i delegacionit shteteror te Kosoves ne Nju-Jork

Me qellim te bashkerendimit te plote te qendrimit para mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se e cila pritet te mbahet neser delegacioni shteteror i Kosoves i perbere nga presidenti Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni jane takuar me ambasadoret e vendeve te Kuintit.

Ne kete takim kreret e institucioneve te vendit ritheksuan falenderimin e popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves per mbeshtetjen e perhershme qe vendet anetare te peseshes i kane dhene Kosoves ndersa shprehen besimin se keto vende do te perkrahin Kosoven edhe ne sfidat e metejme me te cilat perballet vendi yne ne rrugen e integrimeve te pakthyeshme euroatlantike.

Delegacioni i Kosoves edhe nje here e kundershtoi nismen e Beogradit zyrtar per te paraqitur nje projekt-rezolute ne Asamblene e Pergjithshme duke theksuar se pas mendimit shume te qarte te GJND-se kjo eshte teresisht joproduktive.

Presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni jane takuar edhe me ambasadoret e shteteve te Organizates se Konferences Islamike nga te cilet moren konfirmimin se kjo organizate do te vazhdoje ta perkrahe Kosoven ne te gjitha institucionet dhe forumet nderkombetare me qellim qe Republika e Kosoves sa me pare te integrohet plotesisht ne mekanizmat nderkombetare.

Mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise konfirmoi fuqishem se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare ndaj ne presim qe vendet anetare te Organizates se Konferences Islamike te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine e vendit tone ta bejne kete sa me pare ka thene presidenti Sejdiu transmeton Kosovapress.

Duke shprehur perkushtimin e institucioneve te vendit per zbatimin ne teresi te planit Ahtisari presidenti Sejdiu ka rikujtuar se Kosova eshte rast sui generis dhe nuk mund te vihen paralele me asnje rast tjeter ne bote.

Ai gjithashtu ka hedhur poshte mundesine e hapjes se bisedimeve per statusin e Kosoves duke thene se ky kapitull eshte permbyllur me shpalljen e pavaresise.

Nderkaq ministri Hyseni duke riperseritur thirrjen per njohje te shtetit te Kosoves drejtuar shteteve anetare te Organizates se Konferences Islamike qe ende nuk e kane njohur Kosoven ka theksuar se njohja e shtetit te ri do ti ndihmonte jo vetem prosperitetit dhe te ardhmes se Kosoves dhe te rajonit por edhe vete Republikes se Serbise.

Po ashtu delegacioni i Kosoves pati nje takim edhe me drejtuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›