Spanja po punon me Serbine per rezoluten e re
Spanja ne radhe te pare dhe vende partnere te saj te Bashkimit Europian BE po punojne me Serbine per ndryshimin dhe harmonizimin e tekstit te projektrezolutes per Kosoven qe do te shqyrtohet ne gjysmen e dyte te muajit shtator 2010 ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Keshtu ka deklaruar ambasadori i Britanise se Madhe ne Beograd Stiven Uordsuort ne nje konference shtypi te organizuar ne Beograd ne pergjigje te pyetjes se gazetarit te agjencise serbe te lajmeve BETA lidhur me lajmet se Spanja po pergatit nje projektrezolute per Kosoven qe do te paraqitet ne OKB. Spanja po punon me Serbine dhe partnere europiane ne perpjekje per te arritur nje kompromis dhe per te gjetur nje menyre per zgjidhjen e problemit tha Uordsuorti duke theksuar se problemi themelor mbetet projektrezoluta qe Serbia ka paraqitur tanime ne OKB pa u konsultuar dhe pa e perputhur ate paraprakisht me BE-ne. Qendrimi me i mire do te ishte terheqja e projektrezolutes ekzistuese serbe dhe ta fillojme punen nga ato pika per te cilat jemi dakord theksoi ambasadori britanik ne nje konference te organizuar ne Beograd me rastin e percaktimit te strategjise se medias. Ai vuri ne dukje se shefi i diplomacise britanike Eumlilliam Hegue qe vizitoi kete jave Beogradin dhe qe takoi zyrtaret me te larte serbe nuk i ka vene ndonje afat Serbise per terheqjen e projektrezolutes se saj por kujtoi se diskutimi mbi kete te fundit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte caktuar per me 9 shtator 2010 dhe se nuk ka me shume kohe per bisedime dhe diskutime. Gazeta e perditshme serbe Politika nga ana e saj shkruante dje duke iu referuar disa burimeve diplomatike perendimore se Spanja ka gjetur variantin e mundshem me te mire te nje projektrezolute kompromisi per Kosoven e cila do te mund te zevendeson ate projektrezolute qe Serbia ka paraqitur tanime ne OKB. Sidoqofte projektrezoluta e re ende nuk eshte diskutuar zyrtarisht midis vendeve partnere te BE-se shton gazeta e lartpermendur duke theksuar se ndoshta as nuk do te diskutohet por se ka shume te ngjare qe te luaje rolin e lakmusit. Ne Bruksel sikurse bejne te ditur qarqe diplomatike te atjeshme ditet e fundit eshte biseduar per percaktimin e nje qendrimi unik ndaj projektrezolutes serbe per ndryshimet eventuale te saj ose per hartimin e nje projektrezolute te re perkatese te vete BE-se. Nga ana tjeter jozyrtarisht mesohet se per Beogradin do te ishte me e pranueshme nje marreveshje qe do te mund te arrinin per kete ceshtje 22 shtetet e BE-se qe e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe pese shtetet e saj qe nuk e kane njohur ate. Ne qarqet diplomatike ne Bruksel vihet ne dukje se shume pritet nga takimi i fillimjaves se ardhshme ne kryeqytetin belg te perfaqesuesve te larte zyrtare te Beogradit me shefen e diplomacise se BE-se Catherine Ashton.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic