Hyseni Qendrimi i Serbise eshte thirrje per lufte
Shefi i diplomacise se Kosoves Skender Hyseni deklaroi dje se qendrimi i Beogradit per heqjen e statusit te Kosoves perben nje thirrje te paster per shpalljen e luftes. Duke folur per Radio Kosoven ministri i Jashtem Hyseni ka qene shume i prere ne deklaraten e tij duke i cilesuar kerkesat e Serbise per te fituar perkrahje nderkombetare kunder pavaresise si perpjekje per konflikte te reja riberjen e te gjitha ish-njesive federale dhe ridefinim te kufijve. Hyseni tha se ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara Kosova do te dale ftuese. Ministri i Jashtem i Kosoves theksoi nder te tjera se veprimet e Serbise kunder pavaresise Kosoves po behen vetem per ta destabilizuar Kosoven dhe te gjithe Ballkanin Perendimor. Ai tha se pa asnje hezitim eshte i bindur se keto veprime kane per qellim skenarin per rndryshimin e shteteve qe ishin pjese e ish-Jigosllavise dhe nje ridefinim te gjithe kufijve te Ballkanit Perendimor. Prandaj diplomati kosovar dergon mesazh se askush nuk mund te paramendoje ndryshime te medha territoriale ne Ballkan e aq me teper heqje te pavaresise se Kosoves pasi automatikisht do te konsiderohej thirrje per lufte. Kerkesat e Serbise jane destabilizuese per Ballkanin te cilat ne fund te fundit ne thelb mund te dalin edhe konfliktnxitese sepse te besh thirrje sot per heqje te statusit te shtetit te pavarur te Kosoves eshte thirrje per lufte. Me thoni ju se kush eshte ai qe do te pranonte ti thoshte popullit te Kosoves e beme nje loje ishe i pavarur dy vjet prej sot nuk je me i pavarur tha Hyseni. Megjithate shefi i diplomacise Hyseni beson se pas deshtimit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise Serbia do te deshtoje edhe ne Asamblene e OKB-se. Ai per kete deshtim te Serbise bazohet ne sic thote premisa reale pasi nuk sheh asnje mundesi qe vendet e OKB-se te dalin kunder mendimit te nje organi te kesaj organizate sic eshte kjo gjykate.
Jam mjaft optimist se do te deshtoje rezoluta serbe keshtu sic eshte e paraqitur dhe me kete tekst do te deshtoje dhe une e them kete me siguri te madhe edhe pse ne anen tjeter nuk mund te garantoj se do te kete deshtim te plote pasi kemi te bejme me nje proces votues tha Hyseni. Ministri i Jashtem i Kosoves tha se Kosoven do ta njohin se shpejti shume vende. Para GJND-se kam thene tekstualisht qe jane minimumi 35 vende te cilat me kane premtuar personalisht se pas mendimit do ta shqyrtojne kerkesen e Kosoves per njohje. Asnjehere nuk kam thene se gjate veres do te na njohin kaq vende por kemi deklaruar se pas GJND-se do te kete njohje dhe une ju them prape se do te kete. Do te kete shume njohje tha Hyseni. Ministri i Jashtem i Kosoves bashke me Presidentin Fatmir Sejdiu si dhe Kryeministrin Hashim Thaci do te jene ne Nju Jork me 9 shtator kur do te mbahet Asambleja e Pergjithshme e OKB-se. Hyseni tha se puna po behet ne koordinim te plote me vendet e Kuintit dhe ato qe jane te interesuara te ndihmojne Kosoven.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic