E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aktivitete festive në Korçë për Ditën e Pavarësisë, ngjyrat kuq e zi mbulojnë qytetin

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është kremtuar sot edhe në Korçë.

Në një ceremoni festive të organizuar nga Bashkia e Korçës, në qendër të qytetit, nën tingujt e himnit kombëtar që u luajt nga banda e qytetit, u ngrit flamuri kuq e zi, ndërsa sheshi ishte i mbushur me qytetarë që mbanin në dorë simbolet kombëtare.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin kryetari i bashkisë Korçë, Sotiral Filo, përfaqësues të autoriteteve lokale, deputetë dhe drejtuesi politik për këtë qark Niko Peleshi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u në urimin e tij nga Korça tha se ky është. “Qyteti që ka lartësuar vlerat e patriotizmit dhe kulturës, sot nderon e feston historinë, si pjesë e lavdisë kombëtare”.

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast Filo uroj të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar nga Korça, një vatër e rëndësishme e patriotizmit dhe kulturës, që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe që me krenari ruan kujtimin e atyre që dhanë jetën dhe mundin për ndërtimin e një shteti të lirë e të pavarur”, tha ai.

Më pas atmosfera festive vijoj me këngë patriotike që u luajnë nga banda muzikore e qytetit Korçë, teksa në mbrëmje do të zhvillohet një program i pasur artistik me muzikë orkestrale, këngë dhe valle në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit.

1 nga 24

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›