Aktivitete kulturore për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Viti 2012 shënon një ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet brenda dhe jashtë Shqipërisë, 100-vjetorin e Pavarësisë. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Zhani Ciko në një prononcim për “Ora News”, premton se çdo muaj në skenën e TOB do të vihen shfaqe, koncerte dhe vepra të repertoriT të cilat lidhen me përpjekjet e mëdha të popullit shqiptar për të ndërtuar shtetin e ri.
Drejtori I teatrit të operas Ciko shprehet gjithashtu se pjesë e festimeve do të jene edhe personalitete e njohura artistike shqiptare në botë.
Kryeministri Sali berisha ka krijuar një komision shtetëror nga të gjitha trevat shqiptare për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Në përbërje të tij janë personalitete nga Kosova, Mali i Zi, shqiptarët e Maqedonisë si dhe diaspora.