Sarandë, gjendet i vdekur i moshuari

Një i moshuar është gjetur i vdekur ditën e djeshme në qytetin e Sarandës. Stefan Xhaferi 74 vjeç është gjetur i pajetë në vendin e quajtur "Qerasa", në afërsi të fshatit Livadhja, brenda një kanali vaditës.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar që vdekja e të moshuarit ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Gjithashtu rezulton se shtetasi Stefan Xhaferi kishte disa ditë që ishte larguar nga banesa e tij dhe vuante nga shëndeti mendor.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.