E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivitetet mendore pakesojne rrezikun prej semundjeve te trurit

Nje studim i ri tregon se njerezit qe gjate jetes se tyre kane kryer veprimtari stimuluese te trurit kane nivele me te uleta te proteinave te depozituara ne tru te cilat lidhen me semundjen e Alcajmerit. Zbulimet e reja mbeshtesin kerkime te meparshme qe sygjeronin se leximi shkrimi dhe lojrat mund te ulnin rrezikun prej semundjes mendore.

Shkencetaret punuan me nje grup vullnetaresh mbi 65 vjec te cilet nuk shfaqnin simptoma te semundjes se Alcajmerit.

Ata u pyeten se sa shpesh gjate jetes se tyre kryenin veprimtari stimuluese te trurit. Ata gjithashtu iu nenshtruan nje skanimi te trurit i cili mund te identifikoje beta-amiloidet e depozituara. Ato depozita gjenden ne trurin e njerezve qe kane Alcajmerin.

Shkencetarja e Universitetit te Kalifornise ne Berkeley Susan Landau thote se studimi tregoi nje lidhje midis sasise te ketyre depozitave dhe aktiviteteve stimuluese te trurit te kryera gjate jetes.

Njerezit qe kishin qene me teper aktive nga ana mendore gjate jetes se tyre kishin sasite me te pakta te amiloideve ne trurin e tyre. Pra bazuar mbi kete lidhje midis veprimtarive mendore te shpeshta dhe sasive te uleta te amiloideve ne mendojme se keta njerez do te jene me pak te rrezikuar nga semundja e Alcajmerit.

Duhet patur parasysh se personat pjesemarres ne kete studim shumica e te cileve mbi 70 dhe 80 vjec nuk shfaqnin ndonje shenje te Alcajmerit. Shkencetaret jane ende duke u perpjekur te zbulojne lidhjen midis depozitave te beta-amiloideve ne tru dhe semundjes mendore.

Mosha e madhe dhe diagnostikimi i semundjes ne pjesetare te  tjere te familjes konsiderohen si elemente qe ndikojne ne rritjen e rrezikshmerise por keto faktore jane jashte kontrollit te individit. Dhe nese truri i personit nuk ka qene shume aktiv deri ne ate moment znj. Landau thote se nuk eshte teper vone per te rritur aktivitetin mendor.

Jo absolutisht jo. Une mendoj se stimulimi mendor eshte i dobishem ne cdo moshe. Por ajo qe studimi yne tregon eshte se sa me shume aktiv nga ana mendore te kete qene nje person gjate jetes se vet aq me mire eshte.

Shkencetarja Landau thote se ajo dhe koleget e saj kane ne plan te vazhdojne te ndjekin mbarevajtjen e vullnetareve ne kete studim ne moshe me te avancuar per te pare nese ka ndonje lidhje midis aktiviteteve mendore te kryera gjate jetes dhe simptomave te Alcajmerit kur disa prej tyre te preken nga parregullsi mendore ne vitet ne vazhdim. Kjo mund te ndihmoje shkencetaret te kuptojne me mire lidhjen midis aktiviteteve qe stimulojne trurin beta-amiloideve te depozituara dhe parregullsise mendore.

Studimi i shkencetares Susan Landau eshte botuar ne internet ne faqen elektronike Archives of Neurology Arkivat e Neurologjise te Shoqates Amerikane te Mjekesise.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›