E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularë spiunë!

SHBA- Celularë që spiunojnë! Skandali ka shpërthyer pak muaj në SHBA, ku u zbulua se një software ‘spiun’ është instaluar në aparatet smartphon, të përdoruesve nga mbarë bota.

Spiuni, quhet ‘IQ Carrier’ dhe është i aftë të regjistojë pozicionin e paisjes dhe si pasojë të përdoruesit, nëpërmjet GPS-së të integruar, duke regjistruar  mesazhet e dërguara, numrat thirrës, imazhet e dërguara, kërkimet në Web. Me pak fjalë ‘IQ Carrier’, regjistron gjithcka që bën një përdorues nëpërmjet telefonit të tij, më pas të dhënat i'a dërgon prodhuesve të telefonit dhe disa operatorëve të telefonisë celulare.

Softwar-i është zbuluar nga një hacker i ri amerikan, i cili e ka kundërshtuar një përgjim të tillë, pa lejen dhe autorizimin e përdoruesit të telefonit.

Me sa duket, pajisjet e prekura janë smartphone të tipit: Android, Symbian, Nokia, BlackBerry, iPhone iPhone OS me të, Samsung dhe HTC, për një total prej më shumë se 150 milionë paisje. Lajmi bëri bujë menjëherë, duke nxitur reagime të konsumatorëve dhe pronarëve të smartphone.
(el.me/BalknWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›