Rifillon procesi gjyqesor kunder Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesetareve te UK-se

Ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine sot rifilloi procesi gjyqesor kunder deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves te akuzuar per krime lufte.
Gjykata refuzoi kerkesen e avokateve mbrojtes per shtyrjen e procesit deri ne vertetimin e te dhenave dhe permbajtjen e ditarit te deshmitarit kryesor te ceshtjes i cili nuk jeton me. Gjykimi do te vazhdoje neser sipas kalendarit te percaktuar nga gjykata qe ne dhjetor te vitit te kaluar. Gjykata parashikon qe procesit te vazhdoje deri ne korrik te ketij viti.
Aktakuza e cila eshte hedhur poshte nga te gjithe te akuzuarit i ngarkon ata per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999 ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.
Akuza mbeshtetet kryesisht mbi deshmite e nje ish pjesetari te Ushtrise lirimtare Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X deri ne muajin shtator kur kreu vetevrasje ne Gjermani ku ishte derguar nga autoritetet e EULEX-it ne cilesine e deshmitarit te mbrojtur. Ai per nje kohe kishte mbajtur ditar ku kishte shenuar ngjarjet e perfshira ne akuze.