Aktivizohet shërbimi “prenoto online”
Studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e pararegjistrimit duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit “prenoto online”, në web site-in e Ambasadës Italiane në Tiranë (www.ambtirana.esteri.it), duke zgjedhur shërbimin “regjistrimet universitare”. Takimi mund të caktohet edhe përmes call center-it, në numrat 0900 404 3000 (nga telefonat fiks) dhe 0900 404 4000 (nga telefonat celularë), duke filluar nga data 6 deri më 17 qershor 2011. Ambasada Italiane bën të ditur se tashmë është e mundur të caktohet takim me Zyrën e Studentëve dhe Zyrën e Dëbimeve të kësaj Kancelarie Konsullore drejtpërdrejt nëpërmjet faqes së internetit, duke përdorur kështu shërbimin “prenoto online” (linku lart, në të djathtë të home page,”Të prenotosh vizitat”). Po ky shërbim është në dispozicion të studentëve që synojnë të regjistrohen në universitetet italiane për vitin shkollor 2011/2012 (seksioni “regjistrime universitare”). Shërbimi është falas, duke bërë të mundur që klientët të caktojnë takime për përftimin e këtyre shërbimeve në ditën dhe orën që dëshirojnë. Për ta përdorur mjafton të krijoni një profil tuajin, duke shënuar të dhënat anagrafike të kërkuara sipas udhëzimeve që jep vetë sistemi: pasi të keni hyrë në program, është e mundur të caktoni takime, t’i ndryshoni apo t’i fshini ato sipas dëshirës. Nëse do të hasni probleme me përdorimin e sistemit, mund të shkruani një mail në adresën: cancelleriaconsolare.tirana@esteri.it. Shërbimi “prenoto online”, pas një periudhe prove, do të shtrihet gradualisht dhe në zyrat e tjera të Kancelarisë Konsullore (vizat dhe legalizimet). Ambasada sqaron se për momentin, deri në një tjetër njoftim, për të caktuar një takim për këto shërbime është ende e nevojshme të kontaktoni me call center, në numrat 0900 4043000 (nga telefon fiks) e 0900 4044000 (nga telefon celular). Po ashtu, edhe për Zyrën e Studentëve dhe për Zyrën e Dëbimeve është gjithsesi e mundur të vazhdoni t’i drejtoheni call center (pra përdorimi i sistemit online nuk është i detyrueshëm).