E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktoret e filmit shqiptar Hajrie Rondo, Monika Lubonja dhe Anila Bisha zbulojnë sekretet e xhirimeve

Arkivi i Filmit boton një katalog për aktoret femra të kinemasë shqiptare dhe prezanton një kolazh me fragmente filmash               
Aktoret më të njohura shqiptare në kinematografi janë përfshirë në një katalog, botim i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Filmat dhe vitet në të cilat janë luajtur u shoqëruan edhe nga një montim i pjesëve të disa filmave, të cilat sillnin nostalgjinë e atyre viteve. Aktore të njohura si Tinka Kurti, Marije Logoreci, Besa Imami, Drita Pelingu, Marika Kallamata, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Violeta Manushi, Hajrie Rondo,Yllka Mujo, Marjeta Ljarja, Anisa Markajani, Eva Aalikaj, Anila Bisha, Luiza Xhuvani, Elvira Diamanti, Ermela Teli, Arta Dobroshi e shumë emra të tjera janë pjesë e këtij katalogu që u prezantua dje, i cili titullohet Aktoret e filmit shqiptar. Albumi që përfshin 54 figurat më të spikatura të ekranit, erdhi si projekt i drejtorit të AQSHF Artan Minarolli. Në këtë aktivitet ishin ftuar të merrnin pjesë personalitete të fushës së kinematografisë shqiptare, por për shkak të motit të keq bëri që pjesëmarrja në këtë aktivitet të mos ishte shumë e madhe. Prezantimi i albumit me Aktoret e kinemasë shqiptare, sëbashku me kolazhin me rolet në kinematografi të disa prej aktoreve përcollën emocione tek të pranishmit. Sipas tyre ky aktivitet është një vlerësim për ato artiste, që janë gjallë madje shërben dhe si homazh për ato aktore, të cilat nuk janë më midis nesh. Albumi me fotografi Aktoret e Filmit Shqiptar është një realizim i pari i këtij lloji në kinematografinë shqiptare. Pas disa botimesh të përgjithshme mbi historinë e kinemasë dhe filmit shqiptar nga Abaz Hoxha, ky botim sjell për të apasionuarit e kinematografisë vetëm aktoret femra. Ato që në një mënyrë apo në një tjetër sollën bukurinë, freskinë dhe karakterin e femrës në ekrani e televizionit në shtëpitë e shqiptarëve.  Në të 95 faqet e këtij albumi gjenden fotot e aktoreve gjatë momenteve të xhirimit të filmave si dhe një sërë informacionesh rreth jetës së tyre dhe filmave ku kanë interpretuar. Ndërkohë që Kinostudio Shqipëria e Re u themelua në vitin 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus filmi "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korrespondon uljen e numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell transformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. "Shqipëria e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, kuptohet një pjesë e të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma për nga teknika në krahasim me Hollywoodin të dobët, por në krahasim me vendet përreth të kënaqshëm. Por ajo lë në trashëgim edhe një sasi të konsiderueshme filmash dhe aktorësh, që kanë qenë pjesë e jetës kulturore te shumë breza shqiptarësh. Ndërkohë që gjatë këtij aktiviteti, që u zhvillua dje për të nderuar ikona e kinematografisë shqiptare, emra të njohur të filmit shqiptar treguan emocionet, që iu kanë falur këto filma,të cilat edhe sot vazhdojnë të pëlqehen nga publiku.
   *******************************************************Monika Lubonja: Puthja, moment i bukur në film

Në aktivitetin që u zhvillua dje ishte e pranishme dhe aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila vlerësoi aktivitetin, por mes fjalëve të saj ajo tregoi emocionet e filmave ku ajo ka interpretuar. Ishte një aktivitet shumë i bukur dhe nuk ka gjë më të bukur se sa të bësh një organizim të tillë për aktoret. Është shumë mirë që u sollën dhe një herë fragmente nga filmat shqiptarë, sepse vërtetë në ato kohë ka pasur filma shumë të bukur, që për mua ngelen dhe do të ngelen në kujtesën e publikut shqiptar. Shpresoj që të vazhdojnë akoma të kujtojnë jo vetëm ato, por dhe të fillohen të bëhen dhe filma të tjerë, jo më tre apo katër por të ketë dhe më shumë filma. Të ketë mundësi dhe të bëjnë sa më shumë, ku mund të jenë të gjitha aktoret, sepse unë kur pashë fotografinë time u emocionova, tregon ajo. Më tej ajo shton se: Shpresoj që të ketë sa më shumë mundësi që filmi shqiptar të ecë, sepse me të vërtetë ka tema shumë të bukura në vendin tonë, ka aktorë të mrekullueshëm të të gjithë brezave, duke e nisur  me Tinka Kurtin, Margarita Xhepa, Violeta Manushin etj. Jam gjithmonë një fanse e filmit shqiptar dhe të gjithë ato që i shikoj mua më pëlqejnë. Në vitin 1992 unë kam filluar me filmin artistik Pas fasadës. Në vitin 1995 kam filluar me filmin Plumbi prej plasteline, më pas me filmi Përdhunuesit, Dasma e Sakos Viti 0me regji të Fatmir Koçit. Ndërkohë ajo kujton dhe puthjen e parë që u realizua në filmin shqiptar, pas atij të vitit 1958 që ishte në filmin Tana. Aktorja tregon se: Filmi Pas fasadës u realizua në vitin1992. Në atë kohë isha studente dhe kam pasur shumë emocione, sepse ishte filmi im i parë. Interpretoja me profesorin tim Ndriçim Xhepa dhe në atë kohë ai më jepte fjalën artistike në Akademi dhe me Mira Baisdin që ishte pedagogia ime. Ne kishim të dy pedagogët dhe me Ndriçim Xhepën. Si çdo studente që ka një film për herë të parë emocionet janë shumë të mëdha. Kënaqësia është dhe më e madhe dhe ndjeja dhe një lumturi, që unë po fokusohesha dhe po bëja një portret në kinemanë shqiptare, tregon aktorja. Më pas ajo flet për filmin Përdhunuesi për të cilin kujton: Kur isha studente unë isha e çliruara, ndërsa këtu unë vija si një aktore dhe kisha dhe një përgjegjësi akoma më të madhe. Në këtë film merrnim pjesë emrat e njohur të kinemasë shqiptare si Timo Flloko, Ndriçim Xhepa, Eva Alikaj që vinte nga Austria, dhe unë isha një aktore e re që duhej të përballesha shumë mirë me këto figura të mrekullueshme të kinemasë. Ndërsa për filmin Plumbi prej plasteline,i cili u realizua në vitin 1995 ajo tregon: Një eksperiencë shumë e bukur dhe kam pasur një fat të mirë që përkrah unë kam pasur aktorin Ndriçim Xhepa, dhe me të vërtetë me këto filma unë kam pasur suport sepse e dija që në krah unë kisha aktorët më të mirë. Ndërsa pyetjes se cili është për atë filmi më i mirë ajo u përgjigj: Filmat nuk i ndan dot dhe secili ka bukurinë  e tij. Kështu tek filmi Pas fasadës unë do të merrja momentin e fundit, ku janë mosmarrëveshjet me të shoqin. Aty është një portret qe më shumë flet syri gjendja emocionuese, ka dhe momente të tjera që janë shumë të bukura. Tek filmi Përdhunuesimomenti më i vështirë ka qenë përdhunimi dhe e kam kaluar vetëm me një dubël. Në film krijua dashamirësia, sepse në atë kohë që ishte viti 1994 kishim akoma mentalitete në filmin shqiptar Besoj se jam nga ato aktore që kam kryer puthjen parë në filmin shqiptar pas aktores Tinka Kurti. Më vonë është xhiruar filmi Vdekja e Kalit. Tek filmi Përdhunuesit unë kam qenë gati e zhveshur, megjithatë në natyrën time si artiste, kur marr një rol për ta bërë nuk kam mure jam e çliruar, por gjithmonë nëse është një skenë e bukur.
  ************************************************Hajrie Rondo: Tana më sheqerosi me llokume

Aktorja e njohur me rolin e Tanës, Hajrie Rondo ka lënë për disa orë provat për premierën e re në Teatrin Bylis në Fier dhe ka ardhur në Tiranë për të qenë  e pranishme në këtë aktivitet. Mes vlerësimeve të saj mbi aktivitetin ajo tregon se: Ndihem mirë dhe kam ardhur që nga qyteti i Fieri për ta ndjekur këtë aktivitet dhe është i pari në llojin e tij, që e zhvillojnë për aktoret. Falenderoj organizatorët për këtë nismë dhe është shumë e bukur. Unë uroj që kjo nismë të vazhdojë dhe më tej. Këtë aktivitet do ta konsideroja respekt për kontributin e artistëve shqiptare dhe për ato që nuk jetojnë më dhe janë ndarë nga kjo jetë. Ky aktivitet është një homazh për punën e tyre. Duke folur mbi prodhimin e filmave shqiptarë ajo tregon se: Është një punë kolosal e aktorëve të skenës shqiptare, të filmit shqiptar, të cilat me energjitë e tyre krijuese kanë lënë në fondin e artë të kinemasë v

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›