Qeveria nis zbatimin e projektit për strehimin e 6 mijë familjeve
Ja dokumentet dhe kriteret që duhen plotësuar për të përfituar
Ka nisur faza e parë e zbatimit të projektit për strehimin e 6 mijë familjeve të pastreha. Në fazën e parë përfitojnë 800 familje në 7 qytete të vendit. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ajo e Financave ka nisur zbatimin e projektit për strehimin e 6 mijë familjeve, kontingjent i cilësuar si të pastrehë. Sipas burimeve zyrtare të MPPTT- së, Komisioni i Vlerësimit ka përzgjedhur Bankën Kombëtare Tregtare për menaxhimin e projektit të kredisë së strehimit. Në total do të kreditohen 800 apartamente, të cilat i përkasin 7 qyteteve. Në Tiranë 250, në Durrës 150, në Shkodër 150, në Kavajë 50, në Vlorë 75, në Korçë 75 dhe në Gjirokastër 50. Sipas vendimit, shpërndarja e numrit të apartamenteve sipas tipeve është e përafërt. Referuar të dhënave të MPPTT-së, kredia do të jepet për 60 për qind të vlerës së apartamentit dhe do të jetë me afat 30 vjet. Interesi i kredisë do të jetë bono thesari +2.2 për qind, por qytetarët do të paguajnë një interes fiks prej 3 për qind për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë. Kolaterali që kërkon banka për dhënien e kredisë është 140 për qind. Sipas njoftimit "mbulimi me 140% do të thotë që, nëse familja vë në hipotekë vetëm apartamentin që do të blejë, atëherë ajo duhet të bëjë një pagesë të menjëhershme të barasvlershme me 40% të vlerës së banesës." Nëse familja nuk disponon këtë shumë, ajo mund të vërë si kolateral një pronë me një vlerë më të madhe dhe të bëjë një pagesë të menjëhershme prej 20% të vlerës së banesës që po blen. Megjithatë, këto janë rregulla të përgjithshme dhe BKT do të aplikojë sipas rastit dhe besueshmërisë së klientit rregulla më fleksibël. Nga ana tjetër, familjet mund të lënë si kolateral, garanci, edhe ndonjë pronë tjetër për të plotësuar edhe 20 për qind të kredisë. Nga ana tjetër, MPPTT njofton se është vënë edhe çmimi tavan dhe dysheme për dhënien e kredisë. Kështu një apartament 3+1 në Tiranë nuk mund të ketë vlerë më të madhe se 6.550.000 lekë, ndërsa një garsonierë nuk mund të ketë vlerë më të madhe se 3,438,750 lekë. Një kusht tjetër për marrjen e kredisë janë të ardhurat e familjes që kërkon kredinë. Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve sqarojnë se kushti i të ardhurave mund të jetë edhe pjesë e diskutimit me BKT, sigurisht në vlerën e ulët të tyre. Të ardhurat kanë një nivel maksimal, në mënyrë që bashkitë të skualifikojnë ato familje që kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë vetë një apartament dhe mund të dalin nga lista e të pastrehëve. "Niveli maksimal i të ardhurave është kriter skualifikues nga ana e bashkive", thanë burimet zyrtare të MPPTT- së
Dokumentet për aplikim për kredi
Përpara se të marrin, kredi familjet e pastreha duhet të plotësojnë disa dokumente. MPPTT ka publikuar të gjitha dokumentet, që duhet të plotësojnë familjet e pastreha, në mënyrë që të përfitojnë nga projekti i qeverisë për kreditimin e të pastrehëve. Së pari, duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi, fotokopje e pasaportës ose certifikatë personale e muajit të fundit për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale) ose fotokopje të kartës së identitetit ose të letërnjoftimit. Gjithashtu, pranë bankës duhet të dorëzohet certifikatë familjare për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale). Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata, ku specifikohet që aplikanti nuk është në ndjekje penale pranë këtyre autoriteteve (origjinale). Vërtetim nga zyra e gjendjes civile mbi adresën e aplikantit dhe dorëzanësit. Familjet duhet të dorëzojnë edhe disa dokumente të tjera, ku vërtetojnë të ardhurat e tyre, pra që kanë mundësinë për të shlyer këstet mujore të kredisë. Konkretisht, dokumentacioni mbi të ardhurat ka të bëjë me vërtetim page dhe të tjera sipas rastit. Gjithashtu, përpara se të përfitojnë nga kredia me 3 për qind interes familjet e pastreha më parë duhet të dorëzojnë në bankën BKT edhe kontratën e shitblerjes, kontrate porosie ose kontratë sipërmarrje, të cilat duhet të jenë të noterizuara. Ndërsa dokumentet e kolateralit, që duhet të dorëzohen pranë bankës janë vërtetim hipotekar ose certifikatë pronësie, kartelë pasurie së paluajtshme, harta treguese e regjistrimit të pasurisë, origjina e fitimit të pronësisë. Pas kësaj do të kryhet dhe një raport vlerësimi i kolateralit ku klienti udhëzohet nga banka për plotësimin e këtij dokumenti, pas paraqitjes së gjithë këtyre dokumenteve të përmendura më lart. Gjithashtu, familja duhet të ketë edhe deklaratën për vërtetësinë e kushteve, që mbështesin nevojën për strehim të përcaktuar nga bashkia ose Këshilli i Ministrave.
**************************************
Kushtet e kreditimit
Monedha në të cilën merret kredia: Lekë
Afati maksimal i shlyerjes së kredisë: 30 vjet
Norma e interesit: Qytetari paguan vetëm 3%
Komisioni i Angazhimit: 1%
Mbulimi me kolateral: 140%