Aktorët e rinj do të sjellin Playboy i trojeve tona
Teatri i Metropolit gjatë sezonit të tij artistik po sjell në skenë kryevepra botërore, të cilat kanë sjellë po ashtu dhe emra të talentuar aktorësh të rinj. Kështu që muajin e fundit të vitit 2009 kanë nisur provat për komedinë "Playboy i trojeve tona" premiera e së cilës pritet të jetë këto ditë, e cila do të shfaqet në sallën "Bodrum" që përurohet me autorin irlandez John Millington Synge. Viti 2010 duket se ka nisur me një sërë ambiciesh dhe energji pozitive për Qendrën
Kulturore Tirana. Në pak vite ky institucion ka treguar se po ristrukturohet dhe po kërkon gjithmonë e më shumë të jetë më pranë publikut artdashës me projekte, salla të reja dhe veprimtari gjithëpërfshirëse. Premiera e dytë e Teatrit të Metropolit pritet të jetë në muajin prill 2010 me komedinë "Testamenti i Ri" nga Sacha Guitry, e cila do të vihet në sallën e re "Glob" me kapacitet prej 300 vendesh. Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera , ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime me regjisorë të huaj të teatrit Rumun, Francez etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij teatri.
Last Updated on E Enjte, 25 Shkurt 2010 23:03