E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktorët kundër IMDB-së

Aktorët hollivudianë janë vënë kundër IMDB-së (faqe interneti me të dhëna mbi filmat dhe aktorët protagonistë), për publikimin e të dhënave të tyre, si mosha apo data e lindjes.

Dy shoqata të aktorëve, ajo e aktorëve të ekranit të madh (SAG) dhe Federata Amerikane e Artistëve Radiotelevizivë (AFTRA) thonë se IMDB me publikimin e të dhënave të tilla kryen diskriminim të moshës.

Shoqatat thonë se aktorët po humbasin vende pune pikërisht për publikimin e të dhënave personale në faqen e internetit të IMDB-së.

Reagimi ka ardhur pas hedhjes në gjyq të IMDB-së nga ana e një aktoreje amerikane, pikërisht për faktin e publikimit të moshës së saj.

Aktorja në fjalë, kërkon nga IMDB, që zotërohet nga Amazon, një dëmshpërblim prej rreth 1 milion dollarësh për humbjen e vendit të punës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›