Aktori 51-vjeçar i martuar me këngëtaren 16-vjeçare

Ylli i Green Mile, Doug Anthony Hutchison, dhe nusja e tij e re thonë se mosha është vetëm një numër kur është fjala për dashuri.
Aktori 51-vjeçar është martuar me këngëtaren Courtney Alexis Stodden, e cila është vetëm 16 vjeçare.
Dyshja u martua muajin e kaluar në Las Vegas, dhe Hutchison me krenari postoi këtë javë një foto të vetes dhe ish-mbretëreshën e ë bukurisë në faqen e tij të internetit.
“Doug Anthony Hutchison dhe Courtney Alexis Stodden janë martuar më 20 maj, 2011 në Las Vegas. Z. dhe Znj.Huchison jetojnë të lumtur në shtëpinë e tyre në Hollywood Hills, me qentë e tyre, Everette dhe Tuna”, ka shkruar ai në internet.
Që nga dasma, aktori dhe nusja e tij adoleshente janë detyruar të mbrojnë vendimin e tyre për martesë.
“Ne jemi në dijeni që ndryshimi i madh në moshë është i diskutueshëm, por ne jemi të dashuruar me njeri-tjetrin dhe duam që të përhapet mesazhi se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë”, ka thënë çifti për E-online.
Mosha ligjore për martesë në Las Vegas është 18 vjeç, por me pëlqimin e prindërve bie në 16 vjeç.