E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linkin Park protagonist në “Transformers”

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 08:57

Grupi Linkin Park është protagonist me këngën “Iridescent”, që ka filluar të transmetohet nëpër radio, të episodit të tretë të filmit “Transformers: Dark of the moon”.

Filmi me regji të Michael Bay, pas suksesit të arritur me dy episodet e para, do të dalë në fund të muajit në ekranet e kinemasë në të gjithë botën.

Grupi amerikan, më 26 qershor do të jetë i pranishëm në festivalin Sonisphere që do të mbahet në Imola të Italisë.

Koncerti në fjalë do të jetë një takim madhështor për muzikën rock, me praninë e grupeve historike si Iron Maiden dhe Motorhead.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›