E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori 51 vjeçar martohet me 16 vjeçaren (FOTO)

Thonë se mosha nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për dashurinë. Kështu ka ndodhur me aktorin Doug Anthony Hutchinson dhe gruan e tij të re. 51 vjeçari, që u bë i famshëm për rolet në filmat Milja e Gjelbërt dhe serialin Lost, u martua me këngëtaren 16 vjeçare Courtney Alexis Stodden.

Martesa e tyre u realizua në Las Vegas. Edhe pse mosha ligjore për martesë atje është 18 vjeç, në rast se ka miratimin e prindërve, ajo mund të ulet deri në 16 vjeç.

Familja e 16 vjeçares është e lumtur me vendimin e saj. Ata thonë se Doug është një njeri i mrekullueshëm. Nëna e saj thotë se Courtney ishte e virgjër kur u martua me Doug. Ajo është një vajzë e mbarë kristiane, tha e ëma.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›